Çekia e interesuar për investime në QKUK
21 qershor 2019
| 18:11
Klinikën e Radiologjisë dhe Klinikën Emergjente të premten e kanë vizituar ambasadori i Çekisë Pavel Bilek dhe zëvendës ambasadori Dusan Krali.
Me këtë rast, ambasadori Bilek është shprehur i kënaqur me kontributin e qeverisë së tij, duke shtuar se është i gatshëm për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.
Dr. Bujar Gjikolli dhe dr. Basri Lenjani e kanë falënderuar ambasadorin Bilek për përkrahjen e madhe të deritanishme të qeverisë çeke për shëndetësinë kosovare.
Gjatë takimit është theksuar ndihma e Çekisë për projektin dhe përkrahjen e emergjencës.
/Epoka e re/