Çekia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me dije se ka marrë mbështetjen e Çekisë lidhur me liberalizimin e vizave.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar Kosova dhe Republika Çeke, kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale dhe avancimi i këtij partneriteti gjithëpërfshirës është në interes dypalësh.
“Në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček theksova se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen e parezervë në procesin e integrimit Euro-Atlantik. Ministri më konfirmoi mbështetjen strategjike të Çekisë në përmbylljen e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Njëkohësisht i rikonfirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që finalja e dialogut Kosovë-Serbi konsiston me njohje reciproke në kufijtë e 17 shkurtit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.