Çekia mposhti Skocinë, Schick realizon gol të jashtëzakonshëm
14 qershor 2021
| 16:53
Republika Çeke ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në përballje me Skocinë (0-2), në ndeshjen e vlefshme për Grupin D në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Në minutën e 42-të, Patrik Schick i kaloi çekët në epërsi 0-1. Në fillim të pjesës së dytë i njëjti futbollist shfrytëzoi një dalje të portierit David Marshall dhe realizoi gol pothuajse nga gjysma e fushës për rezultatin final 0-2.
https://twitter.com/i/status/1404441435395420173
Nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja Poloni-Sllovaki dhe në ora 21:00 takohen Spanja dhe Suedia.
/Epoka e re/