Çekia përjashton tre lojtarë në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë
20 nëntor 2023
| 15:10
Republika Çeke është përfshirë në një mini-skandal në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Moldavisë, që do të vendos për kualifikimin e tyre për në Gjermani.
Tre lojtarë titullarë të skuadrës, Vladimir Soufal, Jakub Brabec dhe Jan Kushta i kanë përjashtuar nga ekipi pasi kanë frekuentuar një klub nate ndërsa ishin në grumbullim me Kombëtaren.
Njoftimi ka ardhur nga vetë federata, e cila tregoi se lojtaret janë dërguan në shtëpi të dielën pasi vizituan një klub nate të shtunën mbrëma duke thyer rregullat e ekipit kombëtar.
Çekët i pret një ndeshje shumë e vështirë pasi përballen me Moldavinë dhe është vendimtare për kualifikimin në Evropian.