Çekia vetëm 627 për Kosovën
16 tetor 2019
| 15:12
Federata e Futbollit e Çekisë ka publikuar procedurat e blerjes së biletave para ndeshjes ndaj Përfaqësueses së Kosovës, që zhvillohet më 14 nëntor në qytetin e Plzenit.
Federata Çeke e Futbollit ka publikuar detajet rreth biletave për mysafirët dhe blerjen e tyre. Sipas tyre, vetëm 627 bileta do t’iu takojnë tifozëve Dardanë, ndërsa blerja e biletave do të fillojë nga data 17 tetor.
“Të gjithë të interesuarit, këto bileta mund ti sigurojnë nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës. Janë 627 bileta që do t’iu takojnë në cilësinë e tifozëve mysafirë”, thuhet në njoftimin e Federatës çeke.