Çeku: 30 federata sportive janë në prag të licencimit
07 prill 2023
| 16:40
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku në Kuvendin e Kosovës ka dhënë lajmin e madh për klubet e Superligës së Kosovës.
Ai ka thënë se afër 30 federata sportive janë në prag të licencimit, përfshi këtu edhe Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Jemi afër procesit të licencimeve. Mbi 30 federata janë në prag të licencimit”, ka deklaruar Çeku. Kujtojmë që telenovela e licencimit të FFK-së ka filluar që një kohë të gjatë, me klubet që deri tani kanë mbajtur rreth pesë takime për ta diskutuar punën e licencimit.