Çeku, Allen dhe Hovenier vizituan lokalitetin arkeologjik në Dresnik

19 maj 2024 | 12:49

Projekti i Ministrisë së Kulturës për trajtimin, mbrojtjen dhe promovimin e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut po zbatohet me sukses.

“Për të parë progresin e punës atje, gjatë ditës së djeshme ishin për vizitë ministri Hajrulla Çeku, nënsekretarja amerikane e shtetit për diplomaci publike, Elizabeth Allen dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier”, ka njoftuar MKRS-ja.

Duke bërë me dije se projekti i cili po zbatohet nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe ChëB, në fazën e dokumentimit ka marrë mbështetje edhe nga Fondi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës.

“Kjo pasuri kombëtare krahas konservimit profesional dhe hapjes e prezantimit për vizitorët, do të gjenerojë edhe aktivitet ekonomik për zonën”, ka njoftuar MKRS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën…