Çeku: Ambasadori Minxhozi po lë prapa më shumë se një mision

24 tetor 2023 | 12:44

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Çeku ka thënë se pas afro një dekade angazhim në Kosovë, ambasador Qemal Minxhozi po lë prapa më shumë se një mision.

“Ai ka sjell një standard të ri të përkushtimit diplomatik. Në prag të përfundimit të mandatit të tij, e falënderova për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij drejt forcimit të raporteve mes institucioneve tona të kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit dhe rinisë. Mirupafshim, ambasador”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo njihet si një nga ato personazhet publike pa komplekse…