Çeku: Bashkë me komunën e Istogut do ta rinovojmë palestrën
04 maj 2023
| 12:09
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në seancën e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se MKRS-ja dhe Komuna e Istogut kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët për bashkëfinancim për rinovimin e Palestrës së Sportit në Istog.
“Si ministri kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komuna e Istogut për rinovimin e palestrës në Istog. Vlera është 550 mijë euro”, ka thënë Çeku.