Çeku-Buçinca numëron faktorët që Lladrovcin e bëjnë ndër kryetarët më të suksesshëm
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Çeku-Buçinca, e cila mban numrin zgjedhor #48, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Drenasit , Ramiz Lladrovci.
Ajo ka thënë se puna e Lladrovcit është për çdo lëvdatë, me ç’rast ka numëruar një varg faktorësh që sipas saj, Lladrovcin e bëjnë një ndër kryetarët më të suksesshëm të komunave në nivel vendi.
Postimi i plotë në “Facebook”:
Kisha kënaqësi të veçantë të takoj Kryetarin e Komunës së Drenasit, z.Ramiz Lladrovci, një ndër veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, bashkëthemelues i UÇK-së, vëllai i Heroit të Kombit, Fehmi Lladrovci.
Kryetari Lladrovci ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Drenas, duke filluar nga shërbimet efikase komunale, infrastrukturë rrugore, arsim, ekonomi e fusha të tjera për çka është vlerësuar si një nga kryetarët më të suksesshëm komunal në nivel vendi.
Respekt dhe suksese të më tejme!.