Çeku: Do të marrim kredi për ndërtimin e Stadiumit Nacional
18 maj 2024
| 14:24
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka paralajmëruar se ndërtimi i Stadiumit Nacional do të bëhet përmes një kredie nga një institucion financiar ndërkombëtar.
Duke folur për KosovaPress, Çeku ka theksuar se Ministria e Sportit dhe ajo e Financave janë në fazën e negocimit për sigurimin e kredisë me kushte të volitshme, pasi kostoja e ndërtimit të stadiumit do të jetë tejet e lartë.
pari i MKRS-së ka zbuluar gjithashtu se edhe operatori që do ta bëjë ndërtimin e Stadiumit Nacional do të jetë ndërkombëtar.
Çeku është shprehur i bindur se ndërtimi i stadiumit kombëtar do të nisë brenda vitit.