Çeku: Donjeta Sadiku dhe sportistët e tjerë po ushtrojnë në kushte më të mira

08 janar 2025 | 13:22

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka thënë se boksierja Donjeta Sadiku dhe shumë sportistë të tjerë po ushtrojnë në kushte më të mira, falë investimeve në infrastrukturën sportive nga qeveria Kurti.

“Boksierja Donjeta Sadiku e vetme dhe pa ndihmën e shtetit ka sjellë medalje për vendin tonë, duke u stërvitur në kushte që nuk e plotësonin asnjë standard të boksit profesional. Në mandatin tonë nuk guxonte të vazhdonte ky trajtim. Andaj falë bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Sportit me AKP-në dhe Federatën e Boksit, ajo tash ushtron në hapësirën e re stërvitore në Hotel Grand. Kjo sportiste sikurse shumë të tjerë ushtrojnë në kushte më të mira, falë investimeve në infrastrukturën sportive nga qeveria Kurti. Në vitin 2019, buxheti për subvencionimin e sportit ishte vetëm 3 milionë. Ndërsa në 2024, 11 milionë euro. Kjo punë është bërë vetëm në një mandat. Shumë punë të tjera na presin në mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka është shpallur si lojtari…