Çeku: Durrësi është qyteti që bën bashkë Kosovën dhe Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

20 dhjetor 2024 | 16:19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot Marrëveshje të Bashkëpunimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Pask kësaj ka reaguar ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se Durrësi është qyteti që bën bashkë Kosovën dhe Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Durrësi është qyteti që bën bashkë Kosovën dhe Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’. Sot, u zyrtarizua marrëveshja e bashkëpunimit mes dy shteteve tona për organizimin e sportit të lundrimit në këtë qytet. Puna jonë e përbashkët është një nga hapat e këtij rrugëtimi, i cili do ta bëjë Kosovën vendin mirëpritës për sportistët e 26 shteteve nga 3 kontinentet e Mesdheut”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump i ka kërkuar…