Çeku: Dy vendime të mëdha për sportin

27 nëntor 2024 | 16:31

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se sot janë marrë dy vendime të mëdha për sportin e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova për herë të parë bëhet me strategji të sportit si dhe u miratua Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Kosova për herë të parë bëhet me strategji të sportit. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua Strategjia Shtetërore për Sport 2025-2030, dokumenti që vjen si zotim i Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtejmë të sportit në vend dhe konsolidimin e rezultateve sportive në arenën ndërkombëtare. Qeverisja e mirë dhe integriteti në sport, avancimi i performancës sportive në arenën garuese, shoqëri aktive dhe e shëndetshme, diplomacia publike dhe zhvillimi ekonomik përmes sportit janë katër qëllimet kryesore të kësaj strategjie”, ka shkruar Çeku.

“Në këtë mbledhje u miratua poshtu Projektligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, i cili krijon bazën ligjore për organizimin e ngjarjes më të madhe sportive në historinë e vendit tonë.  Përmes tij, ndër të tjera Lojërat Mesdhetare shpallen çështje me interes të veçantë publik, themelohet Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030 Qeveria për sportin”, ka shtuar Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Badri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka takuar…