Çeku: I falënderoj përjetësisht Kukën dhe Kelmendin

16 dhjetor 2023 | 18:15

Është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë po organizohet në Kosovë.

Para fillimit të finaleve ka folur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka përgëzuar të gjithë për organizimin e Kampionatit Evropian të Hapur në Prishtinë

“Shumë përgëzime, një punë e shkëlqyeshme, dua të potencoj një fakt para nënkryetarit të federatës ndërkombëtare, që na ka besuar këtë organizim”, ka theksuar Çeku.

“Faleminderit shumë Unionit Evropian, përgëzime për të gjithë, i dëshirojë të gjitha klubeve qëndrim të këndshëm, dhe natyrisht një falënderim për njerëzit, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, faleminderit përjetësisht”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova për herë të parë ka organizuar një kompeticion në…