Çeku i reagon Vulinit: Nuk ka guxim të ndërhyjë me ushtri dhe s’e ka as fuqinë për këtë

24 mars 2022 | 23:55

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, njëherit ish-ministër i Mbrojtjes, nuk e përjashton ndërhyrjen e Serbisë në veri të Kosovës, por ai thotë se këtë ajo mund ta bëjë vetëm me polici.

“Çka ka nevojë gjyqtarja me marrë pjesë në takime me Vuçiq, normal që shteti duhet me vepru. Disa policë të Kosovës kanë shku dhe kanë raportu atij – kjo nuk është e pranueshme dhe gjithë këtë ai [Vulin] e sheh si sulm ndaj serbëve”.

Këtë Çeku e tha në Rubikon me Adriatik Kelmendin kur u pyet për deklaratat e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, ”që duke i dëbuar serbët”, siç e cilësoi ai, ”nga institucionet në Kosovës, është hapi i parë i përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë”, njofton Klankosova.tv.

”Deklarimi i tij është tipik politikë serbe, gjithmonë ata e luajnë rolin e viktimës dhe gjejnë pretekst për të intervenuar për të parandaluar kinse veprimet që ata i pretendojnë të shqiptarëve e të tjera. Mendoj që këtë [deklarimin e Vulin] e kupton gjithkush”.

Çeku, mes tjerash, thotë se Vulin se ka guximin të ndërhyjë me ushtri.

”Nuk e ka guximin të ndërhyjë me ushtri dhe s’e ka fuqinë për këtë. Ushtria e tyre është e demoralizuar dhe ushtri humbëse. Ai [Vulin] mendon që të hyjë në veri të Kosovës me polici dhe forca të xhandarmërisë. Ndërhyrjen me polici mund ta arsyetoj kinse me mbrojtjen e qytetarëve”.

“Serbia mund ta destabilizojë Kosovën, të gjitha këto deklarime janë përgatitje e terrenit”.

”Nuk mund ta bëjë ndërhyrjen, pasi NATO i referohet Rezolutës 1244 dhe aty thuhet se asnjë forcë serbe nuk mund të hyjë në Kosovë pa marrë lejen e komandantit të KFOR-it. Asnjë ushtarë apo polic i vetëm nuk mund të hyjë në Kosovë i armatosur pa leje – kjo do të ishte shkelje flagrante. Por, kësaj s’i dihet pasi këtyre [serbëve] as nuk ju dihet as nuk ju besohet”.

”Asnjëherë nuk e kam përjashtuar si mundësi e tash edhe më pak e përjashtoj këtë mundësi. Mund të këtë intervenim pasi do ta provokojnë vetë ndonjë situatë dhe në emër të mbrojtjes së qytetarëve e bëjnë këtë”, tha Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi NEXTA ka publikuar një video, ku shihen disa vullnetarë…