Çeku: Më së paku incidente ka pasur në kisha ortodokse, asnjë për motive fetare

01 qershor 2021 | 15:44

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm tetë incidente kanë ndodhur në kishat ortodokse serbe në Kosovë gjatë vitit 2020 dhe nga to asnjë me motive fetare.

“Të dhënat e Policisë së Kosovës: nga 57 incidente në vendet religjioze gjatë vitit 2020, vetëm tetë kanë ndodhur në kishat ortodokse dhe 45 në vendndodhjet islame. Shumica e këtyre incidenteve ishin raste të vjedhjes, derisa asnjë nga këto 57 incidente nuk janë klasifikuar si të motivuara fetarisht”, ka shkruar Çeku në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka treguar numrin e vaksinave të dhënë…