Çeku: Pas 26 vitesh ka nisur masterplani për konservimin e kullave në Prekaz
06 tetor 2024
| 13:37
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se pas 26 vitesh të epopesë së UÇK-së, kanë filluar master planin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Ai këtë e ka treguar në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka theksuar se për këtë master plan janë angazhuar profesionist kredibil me përvojë pune mbi gjysmë shekulli nga Gjermania, Britania, Italia dhe ShBA-ja.
Sipas Çekut, vitin e ardhëm synohet që të nisin punimet në konservimin e kullave të rezistencës, raporton “KP”.