Çeku për zjarrin në Muzeun e Muzikës në Gjakovë: Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar

31 gusht 2023 | 12:38

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pasi ndërtesa e Muzeut të Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri të mërkurën.

Ai ka thënë se është thellësisht i prekur nga ky krim ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës.

“Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, ka reaguar Çeku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se…