Çeku pret në takim ambasadoren e Izraelit, flasin për bashkëpunimin në kulturë
01 shkurt 2023
| 11:14
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Çeku dhe Ziv bashkë diskutuan për marrëveshjet aktuale, atë për bashkëprodhim të filmave dhe në fushën e arkivave, zbatimin sa më të mirë të tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit edhe në trashëgimi kulturore dhe muzetë.
MKRS-ja ka njoftuar se takimi shërbeu për të folur edhe mbi projekte të reja si dhe shkëmbim idesh për të integruar dhe promovuar politikat në fushën e kulturës në një kontekst rajonal dhe evropian.