Çeku pret në takim drejtorin për zhvillim në Federatën Ndërkombëtare të Shahut, diskutohen të arriturat në sport
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku ka pritur në takim drejtorin për zhvillim në Federatën Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), Nigel Short, i cili shoqërohej nga kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima dhe sekretarja e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinci.
“Bashkë diskutuan për zhvillimet aktuale në sport, përfshirë këtu organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Çeku e njoftoi për ecurinë e programit ‘Sport në Shkolla’, ku është i përfshirë edhe sporti i shahut, ndërsa Short u shpreh tejet i lumtur që fëmijët e Kosovës kanë mundësi të mësojnë shahun në shkollë dhe të përfitojnë benefitet që sjell ky sport tek ta”, thuhet në një postim nga MKRS-ja. Të dy shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar për zhvillimin dhe promovimin e mëtutjeshëm të shahut në Kosovë.