Çeku pret në takim ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite
18 qershor 2023
| 12:22
Në Muzeun Etnologjik të Kosovës, ministri i Kulturës, Hajurlla Çeku ka pritur ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite Khalid Al-Falih, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Arabi, Lulzim Mjeku, ambasadori Faisal Ghazi Hifzi dhe shefi i Fondit Saudit për Zhvillim, Sulltan AlMarshad.
MKRS-ja ka njoftuar se të dy diskutuan për trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë, zhvillimet dhe punët që po bëhen në fushën e trashëgimisë e kulturës. Po ashtu për sportin, sukseset e sportistëve tanë nëpër botë, për Kampionatin Evropian të Xhudos dhe kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030.
Të dy ministrat konfirmuan gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy shteteve.