![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/ceku-1.jpg)
Çeku priti në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, pritën në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone, në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos.
Ministri i përgëzoi xhudistët Shpat Zeka dhe Dardan Cena, atletët Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi si dhe trajnerët e tyre për sukseset e arritura si dhe u shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e pandalur për fitore.
Ministri Çeku gjithashtu falënderoi zëvendësambasadorin e Francës në Kosovë, Francois Cyprien, për mbështetjen e qeverisë franceze mbi pjesëmarrjen e shtetit tonë në gara të tilla duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në fushën e sportit. Të pranishëm në takim ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, udhëheqësja e Divizionit për Federata në MKRS, Afërdita Fazliu, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, dhe shefi i misionit, Fitim Arifi.