Çeku: Punët e mëdha për Kosovën i kanë kryer ata që janë në Hagë

31 mars 2022 | 00:16

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, deklaroi se punët e mëdha për vendin si liria e pavarësia janë kryer nga ata që janë në Hagë, duke iu referuar ish-udhëheqësve të UÇK-së ndërsa Kurti ka ardhur për punë të vogla.

“Kjo garniturë ka ardhur në pushtet për t’i kryer punët e vogla, se punët e mëdha janë kryer nga ata burra që janë atje (Hagë) edhe na që jena qitu. Puna u krye, liria, pavarësia, janë kryer. Kosova e ka marrë drejtimin strategjik pro perëndimor, pro NATO-s, këto janë punët e mëdha që janë kryer. Ata kanë qenë protagonistë të këtyre punëve të mëdha. Punët e mëdha janë kryer për shtetin tonë. Ka avancime të ndryshme, arritje të shumta. Këto nuk janë bërë në dy vitet e fundit, por janë bërë në 20 vitet e fundit, pra që duhet me dit kush kanë qenë akterët”, tha Çeku.

Ish-ministri i Mbrojtjes kërkoi nga Kurti që të shoh të gjithë fotografinë e 20 viteve dhe të mos mendojë se gjithçka ka filluar prej tij. Ai tha se mund gjatë këtyre viteve mund të jenë bërë gabime, por ka pasur edhe shumë suksese.

Në lidhje me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po përballen me akuza nga Dhomat e Specializuara, Çeku beson se shteti nuk është duke bërë mjaftueshëm.

“Aktakuza me të cilën ballafaqohen ata burra që janë atje është ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’. Ata janë kontribuues edhe për këtë vend kanë bërë shumë, por duhet me këqyr aktakuzën, çka po lëmë pas, çka po u lëmë gjeneratave. A po ua lëmë se lufta jonë ka qenë ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’. Kjo duhet të jetë alarm për qeverinë. Jo për inati të atij, kryeministri i pat thanë Hashimit: ‘Shko në Hagë’”, tha Çeku në T7.

Ai kujtoi rastin e Kroacisë kur i kishte ndodhur që ushtarakët e saj të akuzoheshin.

“E kam përjetuar vetë rastin e të akuzuarve të Kroacisë, gjeneralëve të Kroacisë. Akuza ka qenë e njëjtë për operacionin ‘Stuhia’. Krejt shteti kroat u çua në këmbë, krejt potenciali diplomatik, mediatik, që të rrëzohet kjo. Jo të mbrohet filani e filani por të rrëzohet kjo aktakuzë se historikisht është shumë e dëmshme për një popull”, shpjegoi Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AKR-së, Ramush Haradinaj e ka kërcënuar kryeministrin Albin…