Çeku: Së shpejti pritet të fillojnë punimet në kullat e Jasharajve

07 dhjetor 2021 | 11:57

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka deklaruar së shpejti pritet të fillojnë punime në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ai ka thënë se këto punime do të fillojnë pas një studimi fizik që do të bëhet për kullat e Jasharajve.

“Kemi identifikuar 200 monumente në kushte të rënda. Ndërhyrjet fillojnë në ditët në vijim. Në vitin 2022 do të ndërhyjmë në 50 monumente të cilat janë në rrezik. Kemi shtuar 17 asete të reja. Ndërhyrjet restaurues janë në fazën e nisjes në gjashtë asete. Restaurimi i monumenteve do të jetë proces i përhershëm. 1 milion euro e buxhetit janë të ndara për restaurimin e monumenteve”, ka thënë Çeku. /kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përdoruesit e WhatsApp tani mund të zgjedhin t’i zhdukin mesazhet…