Çeku: Serbia mobilizon tifozëri për mesazhe lufte

27 korrik 2023 | 14:42

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar lidhur me verimin  fundit të tifozëve serbë. Numëri një i sportit në Kosovë ka thënë se koreografia e organizuar në ndeshjen miqësore të futbollit të zhvilluar të mërkurën ndërmjet “Yllit të kuq” dhe Fiorentinës në Beograd, tregon qartazi për mendësinë e pandryshuar të Serbisë.

“Grupi i tifozerisë ‘Delije’ ka shfaqur një koreografi ku shihet një tank i madh me sfondin e flamurit serb dhe me shkrimin nën të ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’. Serbia edhe një herë tregoi që nuk e kursen as sportin si platformë për promovimin e politikës së saj luftënxitëse. Kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare të futbollit, të cilat i ftojmë për marrjen e masave të duhura ndëshkuese. Këto veprimeve të Serbisë janë të papranueshme, andaj komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë në heshtje”, ka thënë ministri Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka më shumë se një vit që është themeluar, por…