Çeku: Suhareka po bëhet me stadium të ri
17 tetor 2024
| 16:44
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë me dije se qyteti i Suharekës do të bëhet me stadium të ri të kategorisë 2. Numri një i MKRS-së, ka thënë se ky stadium do të këtë 6518 ulëse.
“Suhareka po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare. Tashmë është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin. Ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet”, ka shkruar Çeku.