Çeku takohet me shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë
05 dhjetor 2022
| 16:16
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sport (MKRS), Hajrulla Çeku, ka pritur të hënën në takim shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.
Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, para se të vazhdonin në aktivitetin e përbashkët për vullnetarët, diskutuan për punët aktuale që po bëhen në MKRS-ja, me theks të veçantë gjithë përfshirjen e të rinjve në aktivitete të vullnetarizmit dhe fuqizimin e rinisë, transmeton Klan Kosova.
“U fol edhe për implementimin dhe ndikimin e Strategjisë për rininë, që është në përfundim e sipër, për Koncept-dokumentin për rininë, gjithashtu për bashkëpunimet e mëtutjeshme mes MKRS dhe UNICEF”, është thënë në njoftim.