Çeku: Ushtria krijohet me ndryshime kushtetuese

13 shkurt 2018 | 19:22

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku,ka deklaruar të martën se Kosova do ta krijojë ushtrinë e vet në koordinim me panterat ndërkombëtar dhe atë përmes ndryshimeve kushtetuese.

 

“Politika e Beogradit po e kundërshton, dhe kjo është pjesë e strategjisë së tyre të cilët nuk e përkrahin çdo element që është i shtetësisë së Kosovës. Por, kjo nuk do të thotë serbët e Kosovës nuk e përkrahin themelimin e ushtrisë së Kosovës, sepse ne kemi brenda FSK-së pjesëtarë të komunitetit serb. Andaj,qytetarët serb e duan FSK, por politika e Beogradit i instrumentalizon qytetarët serb”, ka thënë ai në “RTK” , duke shtuar se Lista Serbe , e cila gjoja përfaqëson interesat e serbëve në Kuvendin e Kosovës lirisht mund të quhet lista e Beogradit, të cilët janë të instrumentalizuar nga Serbia.

Çeku ndërkaq deklaroi se është bërë shumë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe në këtë drejtim presim që FSK të ndryshojë misionin dhe te jetë ushtria e ardhshme e Kosovës.

“Jemi në prag të realizimit të këtij synimi apo vizioni për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe ky është ndër prioritetet e institucioneve. Prandaj, me të drejtë presim një zhvillim të tillë”, deklaroi ai, duke shtuar se problemi kryesor për mos krijimin e ushtrisë së Kosovës janë pikërisht deputetet serb, port të cilët ende nuk jemi të sigurt se do të votojnë pro themelimit të Forcave të Armatosura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër pritet të shqyrtohet në gjykatë padia e familjes Berisha…