Çelaj kërkoi dorëheqjen e Kryesisë së PDK-së
17 mars 2021
| 22:41
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka deklaruar se ka kërkuar dorëheqjen e Kryesisë, mirëpo, sipas tij, pas tendencave për manipulim të procesit, e ka tërhequr kërkesën.
Ai ka thënë se kërkesën për votëbesim ndaj Kryesisë së PDK-së e bëri për shkak se konsideron se dikush duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit.