Çelaj kundërshton komunën e Prishtinës që makinat e parkuara në vende të palejuara të konfiskohen deri në pesë ditë

17 prill 2019 | 13:36

Komuna e Prishtinës më 15 prill ka bërë me dije se nga kjo ditë do të ketë masa shtesë për të vendosur rend, rregull dhe siguri në transport ndaj makinave që janë parkuar në vende të palejuara.

“Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Por këtë gjë e ka kundërshtuar kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë Lirak Çelaj, i cili ka parashtruar këtë pyetje: A i bien kjo që këto pare i merr kompania private që i mbledh makinat?

“Sikur të rritej shuma e dënimit dhe parat t’i mbledh komuna do të ishte në rregull. Por kështu po tingëllon që është vetëm për interes të kompanisë që i mbledh makinat”, ka shkruar Çelaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Lirak Celaj

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eva Murati, e cila prej kohësh moderon një emision sportiv,…