Çelaj: Pa reforma të mirëfillta nuk do t’i arrijmë standardet e BE-së
Në mbledhjen e Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE) ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, me ç’rast ka deklaruar se përkushtimit ndaj reformës së administratës publike është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.
“Pa reformë të mirëfilltë të administratës publike është e pamundur të arrihen standarde e praktika më të mira të BE-së në këtë drejtim. Prandaj, përkushtimi institucional për krijimin e një administrate publike efiçente dhe efektive për institucionet e Kosovës duhet të jetë e para ndër të parat”, ka theksuar Çelaj.
Ai ka thënë se zbatimi sa më i mirë i politikave dhe legjislacionit që prek reformën e administratës publike dhe menaxhimin e financave publike do të kontribuojë në arritjen e caqeve të parapara në procesin integrues.
Çelaj ka inkurajuar institucionet të mos shkaktojnë vonesa, sepse sipas tij, çdo vonesë mund t’i kushtoj Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së.
Procesi i integrimit evropian në Kosovë është i shtrirë në tri dokumente strategjike kryesore, Programi Kombëtar për Zbatimin MSA-së (PKZMSA) 2019-2023, Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) 2019-2020 (ende draft) dhe Programi për Reforma Ekonomike 2019-2021.
/Epoka e re/