‘Çele guri gojën’, Ramadani për hapjen e urës së Ibrit: Nga rrahagjoksja në strukje
Ish-kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se pushteti për tre muaj është “konfrontuar” me KFOR-in për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, ndërsa tani “çele guri gojën”.
Ai ka thënë se argumentimi për hapjen e urës nuk është çështje sezonale.
“Qasja për hapjen e Urës: nga gabimi në gabim! Muajt e verës na rikthyen në vëmendje çka përmbajtësisht nënkupton qasje e gabuar dhe jostrategjike edhe kur qëllimi është i drejtë! Ndërsa, gjysma e shtatorit po shkon me strukje. Paraprakisht, gati tre muaj konfrontim e diarre verbale kundër NATO-s e KFOR-it, sikurse edhe kundër gjithsecilit që kërkonte bashkëpunim me aleatët. Tash: çele guri gojën! Nga Rrahagjoksja në strukje! Gabim! Gabim atëherë dhe gabim tash! Ura duhet të hapet plotësisht! Argumentimi për hapjen e urës nuk është çështje sezonale. Mos u dorëzoni! Bashkëpunoni!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.