
Celine Dion kthehet në skenë dy muaj pas operimit
24 maj 2018
| 11:00
Dy muaj pasi Celine Dion ka anuluar disa spektakle në Las Vegas për t’iu nënshtruar një “procedure minimale invazive kirurgjikale”, ajo u kthye në skenë në The Colosseum në Caesars Palace të martën mbrëma.
Fituesja e çmimit Grammy e nisi natën duke iu drejtuar sallës së mbushur me njerëz ku edhe u prit me ovacione.