Celtics marrin fitoren e pestë radhazi, Lakers mposhtet nga Orlando

05 nëntor 2023 | 12:49

Boston Celtics ka vazhduar me fitore në NBA duke marrë të pestën radhazi në po aq ndeshje.

Gjiganti amerikan i basketbollit ka triumfuar me 10 pikë diferencë 114:124 në udhëtim te Brooklyn Nets.

Jayson Tatum ka qenë më meritori për këtë fitore, pasi ka shkëlqyer në Barclays Center duke realizuar 32 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown me 23 pikë, derisa Kristpas Porzingis shtoi 22 pikë të tjera.

Cameron Thomas ishte më efikasi te vendasit me 27 pikë, pesë kërcime e tre asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndërkohë në sfidën e zhvilluar në Amway Center, Orlando Magic ka marrë fitore ndaj Los Angeles Lakers me 19 pikë diferencë 120:101.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TI KUJTOJM ATDHETARET TANË: MULLA HAKI EF. SERMAXHAJ- VETËM DUKE…