Celticu mposhti Rangersat në derbin e parë të sezonit

03 shtator 2023 | 16:31

Ndryshe nga çfarë pritej, mesditën e kësaj të diele, në arenën “Ibrox Stadium” të Glasgout, skuadra e Celtic ka mundur, me rezultatin minimal 0 me 1, në “klasiken” skoceze, rivalët historikë të Rangers, në përballjen e vlefshme të javës së 4-rt, të Premiership.

Përgjegjës për golin e vetëm të sfidës ishte “bomberi” japonez i Celtic, Kyogo Furuhashi, i cili pas një asistimi fantastik të danezit Matthew O’Riley mposhti portierin Butland, në minutën e 47’ të pjesës së parë, duke vendosur fillimisht avantazhin e më pas fitoren minimale të skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Celtic ngjitet në vendin e parë të tabelës me 10 pikë dhe në javën e ardhshme të kampionatit do të përballet me skuadrën e Dundee, ndërsa Rangers pozicionohet në vendin e 4-rt me 6 pikë, ndërsa në javën e ardhshme do të udhëtojë drejt transfertës së Saint Johnstone.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës…