CENA-HAXHIHASANI: SHOQATA “PEJA-NEW YORK”, U DHA JETË PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

15 qershor 2020 | 20:12

Tashmë në Kosovë po vërehet kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 si një vend me një ekonomi relativisht të dobët. Disa bisnzese kanë falimentuar e shumë tjera janë në pikën kritike të rrezikut për ta shuar aktivitetin e tyre bisnesor.

Kjo situatë do të sjellë nivel më të lartë të papunësisë e probleme tjera sociale që shoqërohen nga papunësia dhe kriza ekonomike.

E prekur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 është edhe “Qendra për Jetë të Pavarur” në fshatin Vitomiricë të Komunës së Pejës e cila nga themelimi i vitit 1999 e deri më sot është njëra nga qendrat më të suksesshme kosovare, kur bëhet fjalë integrimi i personave me nevoja të veçanta në sholla e shoqëri të rregullt si dhe aftësimin e tyre për jetë të pavarur.

Fitore Cena – Haxhihasani –  drejtoreshë e “Qendrës për Jetë të Pavarur”, në një prononcim për gazetën lokale të Pejës “Zarfi Info”, tha se kjo është njëra nga periudhat më të vështira qysh nga themelimi i qendrës, sepse siç tha ajo, të gjitha projektet e parapara ishin anuluar si pasojë e krizës së pandemisë.

“Nga themelimi e deri më sot mund të them se kjo ishte periudha më e vështirë për qendrën tonë. Gjatë kësaj periudhe të pandemisë kemi kaluar nëpër kohë të vështira dhe vështirësia më e madhe ka qenë fondi i organizatës sepse të gjitha projektet me të cilat kemi aplikuar tek donatorët janë anuluar si pasojë e krizës së pandemisë”, tha drejtoresha Cena-Haxhihasani.

“Kur menduam se gjithçka mori fund dhe se kishim frikë se ri këmbja e organizatës do të ishte pothuajse e pamundur ose shumë e vështirë, na u hapën dyert dhe filluam ta marrim vetën falë donacionit të shoqatës ‘Peja – New York’ e cila na dhuroi 13.200 dollar.

Ky donacion është donacioni me vlerën më të madhe që e kemi pranuar gjatë 10 viteve nga diaspora jonë shqiptare, për çka u jam mirënjohëse drejtuesve të kësaj shoqate duke filluar kështu nga kryetari Rajmond Zeka, kryesuesi Driton Çavdarbasha si dhe Reshat Kelmendin”, tha drejtoresha Fitore Cena – Haxhihasani, duke i falënderuar përzemërsisht edhe gjithë shqiptarët në Amerikë që kanë kontribuar për mirëqenien e personave me nevoja të veçanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se vazhdimi i dialogut…