ÇERDHET E ALBIN BABËS!

04 shkurt 2025 | 15:39

Behxhet Sh.  SHALA – BAJGORA

1 me 160: LVV-ja në zgjedhjet e fundit, midis tjerash premtoi ndërtimin e 160 çerdheve për fëmijë dhe për jetësimin e këtij premtimi duhej personi i duhur me integritet njerëzor,  kombëtar, profesional dhe moral. Midis “xhevahirëve” të kësaj partie multietnike kishte shumë kandidatë por, Albin Baba dhe Baba Dejona u përcaktuan për analfabeten nr.1 në Kosovë dhe më gjerë, Arbërie Nagavci me emrin artistik Pambuke që, midis nesh thuhet se i dinë plotë 29 shkronja të alfabetit shqiptar. Krahasuar me alfabetin e Naum Veqilharxhit, zonja Pambuke Nagavci është shumë më e përparuar, ka tre shkronja më shumë. Krahasuar me alfabetin e sotëm të gjuhës shqipe, zonjës Pambuke i mungojnë shtatë shkronja të cilat, nëse kemi parasysh shkallën e analfabetizmit real, janë të panevojshme. Duke filluar nga Akademia mendermethënë e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës e deri te niveli më i ulët institucional, ka shumë probleme me drejtpërdorimin e së paku 10 shkronjave prandaj zonja Pambuke Nagavci ka bërë mirë që është ndalur te numri i 29 shkronjave e jo 36. ASHAK-u është epiqendra e ringjalljes së analfabetizmit funksional sikur edhe sarkofagu ku është varrosur vetëdija dhe ndërgjegjja kombëtare por, në të njëjtën kohë dhe vend ku me pasion dhe danatizëm mirëmbahet   nostalgjia jugosllave përmes atyre që kanë qenë në shërbimin zbulues dhe kundërzbulues jugosllav dhe serb e që, me ndihmën e të gjitha pushteteve, më së shumti në regjimin e Albin Kurtit janë kacavjerrë në majat e këtij institucioni, që ko që nuk është ajka e trurit, sikur në vendet tjera por është shndërruar në hirrë që moti i ka kaluar afati i përdorimit por që ky afat i zgjatet me falsifikimin e etiketave mbi kohën e përdorimit. Zonja Pambuke Nagavci nuk e plotëson asnjërin nga kriteret e lartëpërmendura si integriteti njerëzor, kombëtar, moral dhe profesional prandaj është emëruar ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.  Duke u marrë tërë kohën me përhapjen e analfabetizmit dhe luftimin e përparimtares, nuk ka mundur t’i ndërtojë 160 çerdhe, madje as 10. Po edhe nuk ka nevojë sa të jetë gjallë Albin Baba që ka zgjidhje për të gjithë analfabetët dhe trushpërlarët, sidomos. Albin Baba është njeri i thjeshtë, popullor, folklorik dhe diabolik. Hanë pasul me hoxhën, fletë për freska me priftin dhe luan koç… me popullin. Papa Françesku ua lanë këmbët të burgosurve dhe të mjerëve kurse Albin Babës dhe Agim Zezës të mjerët ua puthin duart dhe faqen e fytyrës me shumë fytyra. Dhe nëpër oborre, ahure, bodrume dhe terrasa ua ndërtojnë shtatoret me para të Kolumbisë dhe Ekuadorit. Thonë se nga mielli varet jeta por duket se nga mielli sigurohet edhe lavdia! Albin Baba është kallauz për të gjitha dyert e kësaj bote dhe doli të jetë shpëtim edhe për Pambuke Nagavcin. Nuk mori përsipër ndërtimin e 160 çerdheve sepse ato para mund të përdoren më mirë dhe për qëllime të larta humane si psh., zgjidhja e çështjes së mbijetesës për Martin Berishën dhe martinët tjerë, për përmirësimin e dukjes fizike të ministrave dhe ministreve përmes operacioneve plastike, importimin e sasive të mjaftueshme të botoksit dhe nevoja tjera aq të domosdoshme për popullin e Albin Babës. Albin Baba ka marrë përsipër të rrisë dhe edukojë të gjithë fëmijët prandaj nuk duhen fare çerdhe të reja. Albini e ka kuptuar se e thërrasin Albin Baba shkaku se e konsiderojnë të denjë dhe të domosdoshëm që t’ua rrisë fëmijët, jo vetëm të sektit të LVV-së por edhe të tjerëve. Çfarë idiotë dhe çfarë idiotësie !!!!!!

Legia, Frenki Simatoviq dhe Dejona Mihali: Legia dhe Frenki Simatoviq ishin udhëheqës të njësive paramilitare që bënë shumë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, sidomos kundër popullatës civile. Ishin vrasës me pagesë, kriminelë që u vënë në shërbim të politikës. Paramilitarët e këtyre njësiteve kriminale identifikoheshin me kapela – bereta të kuqe. Ngjyra e kuqe paraqet rrezik dhe ngre alarm, nëse lajmërohet edhe te veturat e deri te sistemet më të komplikuara. Flitej dhe flitet për Beretat e Kuqe të Legias dhe Frenkit. Po çka i ndërlidhë këta kriminelë me Dejona Mihalin?

Dejona Mihali është kriminele ideologjike dhe politike. Nga institucionet më të larta të sigurisë së Kosovës ishte shpallur e padëshiruar dhe e rrezikshme për sigurinë e vendit. Nga kuislingia Osmani dhe mercenarja Shvarc ishte pajisur me shtetësi dhe dokumente të rregullta të Kosovës, me shpejtësi të dritës dhe kundër procedurave të parapara ne ligj. Nën bekimin e Albin Babës, me vulën e Komandant Kaçketës, dezertorit të luftës me status të pranuar të  veteranit të luftës. Dejona Mihali është dhunuese nën hije e skenës politike në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe cep më cep ku jetojnë shqiptarët. Sidomos në diasporë. Në Shqipëri, i Gjati e shtriu për toke, nuk u rritë as si filizë. Në Greqi thuhet se i shkon fjala. Nuk ka aferë korruptive apo kombëtarisht destruktive në Kosovë ku ajo nuk përmendet apo nuk është e pranishme. Analfabetët dhe analfabetet e LVV-së përjetojnë orgazëm për një kafe apo foto me këtë Laddy Makbeth që as vizitorët e Shtëpisë së Bardhë në Washington nuk e ndjejnë gjatë takimit, me pagesë me presidentin amerikan. Dejona Mihali e pati ftuar të shkretin Nagip në takim për të diskutuar për prodhimin dhe shitblerjen e rrymës në Bangladesh duke i vendosur vetëm një kusht, të vijë me kapelë. Dhe i shkreti Nagip erdhi me kapelë në kokë e që u shndërrua në saç, asi me të cilin piqen flitë. Kriminelja ideologjike, politike dhe antikombëtare, Dejona Mihali ftoi vajzat dhe gratë e LVV-së që në koka të vendosin kapela – bereta të kuqe, gjatë fushatës mashtruese për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Dhe shumë prej tyre e dëgjuan. Ece dhe kundërshtoje, duhet të kesh dy palë b…ë! Beretat e Kuqe të Dejona Mihalit janë nënshtrim ndaj një autoriteti suprem të pakundërshtueshëm, ndaj një vartësie të kushtëzuar me një post partiak, politik apo institucional. A është i ndikuar Albin Baba nga Baba Dejona? Thonë se po, nuk kam fakte. Duket se njerëz të rrezikshëm bartin kapela – bereta të kuqe si Legia, Frenki në Serbi, Dejona në Kosovë dhe të Vetëvendosjes “shqiptari” sikur edhe Donald Trampi në Amerikë. Triada e rrezikut dhe së keqes.

Afër fundit të mashtrimeve dhe premtimeve: Fushata është duke përfunduar dhe mirë po bëhet. Albin Baba, si Cezar i LVV-së i vetmuar e bënë fushatën, i janë lodhur mashqit e partisë. Kundërshtarët po e marrin si të marrë, ashtu duket në paraqitje por çdo veprim e ka të mirëplanifikuar, me ndikim dhe pasoja afatgjate. Ai e ka shumë të qartë adresën ku do ta dërgojë mallin dhe pranuesin e mallit, te analfabetët funksionalë. Te ata që e urrejnë luftën çlirimtare, UÇK-në dhe ushtarët e lirisë. Te ata që i kanë shërbyer Jugosllavisë dhe Serbisë. Te ata që punën e parë e kanë te Albini. Të mbrosh hajnat, antikombëtarët, të pafytyrët, të pamoralshmit për një grusht vota dhe pushtet nënkupton se je me ta dhe sikur ata. Albinit nuk do t’i dalin llogaritë siç i ka projektuar bashkë me Baba Dejonën sepse as Nastradin Hoxhës nuk i kanë dalë. As grofit Minhauzen ndonëse njihet dhe është sinonim i mashtruesit më të madh nuk i kanë dalë. As Don Kishotit nuk i dolën . Albin Kurti ka hyrë në furrën e djegies politike, sa më shumë ta shtyjë, djegiet do të jenë më të mëdha. Albin Kurtit po i vijnë faturat e Bacë Adem Demaçit dhe të gjithë atyre që i ka dribluar e që dikush e ka paguar me para, që është shumë më e lehtë se ata që e kanë paguar ne jetë. PDK, LDK dhe AAK – NISMA po bëjnë fushatë të qetë, me shumë të pranishëm dhe pa perde të zeza. Koalicioni për Familjen sikur po bënë fushatë në kushte ilegaliteti, pak po duket.

Nëse zgjedhjet do të mbahen më 2 shkurt 2025, rezultatet do të ishin:  LVV-ja 29 – 32 për qind,  PDK-ja 23 – 26 për qind,  LDK-ja 20 – 23 për qind , AAK – NISMA 9 – 12 për qind dhe Familja 4 – 6 për qind. Lejohet margjina plus minus tre për qind.  Këto rezultate i kam paraparë përafërsisht para 6 muajve. Asnjë parti nuk i kalon 330.000 “zemra”. Dyshoj as aq. Pushim të këndshëm në fundjavë mund të keni vetëm nëse nuk besoni çdo gjë çka shihni dhe çka dëgjoni gjatë fushatës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ramush Haradinaj 𝐙𝐎𝐓𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐁𝐀𝐙𝐈𝐊𝐄 1. Rritja ekonomike 7%; Ky…