Çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë bëhet me infrastrukturë moderne

13 janar 2023 | 14:24

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin Arian Tahiri dhe drejtoreshën e Arsimit, Drita Kadriu, ishin pjesë e ceremonisë solemne me rastin e përurimit të investimeve të kryera në çerdhen publike “Gëzimi Ynë”.

Me këtë rast, kryetari i komunës Hamza ka thënë se ky është një ndër investimet më të qëlluara të realizuara deri më tani sepse i dedikohet zhvillimit të hershëm të fëmijëve, të cilët padyshim se janë perspektiva dhe e ardhmja e vendit tonë.

Ai më tutje ka shtuar, se fëmijët e çerdhes “Gëzimi Ynë” tani e tutje do të kenë kushte moderne për rritjen dhe edukimin e tyre, nën kujdesin cilësor të edukatoreve të mrekullueshme, ndërsa investimet në këtë çerdhe do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2023, ku do të bëhet edhe rregullimi i oborrit, hapësirave rekreative dhe këndit të lojërave për fëmijë.

Ky investim i komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me FKEE kap shumën 400 mijë euro.

May be an image of 1 person, hallway and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit në Podujevë ka hapur thirrjen…