AFK-ja ndihmon me një donacion çerdhen “Zërat e ëmbël”
Çerdhja publike e fëmijëve “Zërat e ëmbël” në Malishevë, të enjten ka marrë një donacion me lodra nga Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), njësia në Malishevë, në vlerë prej 500 euro.
Me rastin e dhënies së donacionit, ishin prezent edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dhe drejtori i Arsimit, Blerim Thaçi.
Me këtë rast, nënkryetari Berisha e ka falënderuar AFK-në për këtë donacion me lodra për fëmijët. “Ne e kemi hapur këtë çerdhe dhe synojmë të zgjerohemi edhe me një çerdhe tjetër, por çdo lloj donacioni që vjen është i mirëseardhur, sepse na ndihmon edhe neve në plotësimin e nevojave që kanë fëmijët”, ka thënë Berisha.
Edhe drejtuesit e çerdhes publike “Zërat e ëmbël” në Malishevë, kanë falënderuar AFK-në për këtë donacion të lodrave për fëmijët.
/Epoka e re/