Çere do me thonë “dallkauk”?
Nga: Xhemal Farka (1913-1948) i njohur me pseudonimin Sula i Fajës
Nó katunarët, shumë do llafe qi përduren m’shehër e qi mileti ja njisin njoni-qetrit, s’i kaptojm hiç. Ene jón mejaft llafe zot-fale, qi s’i morim vesht nó Lanabregsit. Se nó imi të trashë mër vllaa. S’kimi kënuu shkollë, ene llafet qi nigjojm m’shehër i mórim qetër për qetër. Kur nenjóni ôsht i zoti ene bon nej punë të mirë nó kina xônë me i thonë: Pardom të qoftë a Cen se ja ke set si duhet ! Pardomi zen venin e bravo-s. Do me thonë natrrojm bravën me pardonin! …
Ene llafen “dallkauk” nishti vonë ë kimi xonë se çere do me thonë. Na e ká kallxuu i esnofë Tirone qi pat ardhë me çmûu ullit.
Kishte qenë i herë i kadí, qi kishte shkuu ke i baçevon me ja pa t’mjellmet. Kishte zonë kadiu me i rá qark vllojavet. Kishte naluu ke palltaxhonat ene i kishte thonë baçevônit:
“T’bukër jon kto palltaxhonat”. “Possi effenëm, si jo! Zotni jote shifi lulet i herë sa t’bukra i kon!”, ja kishte prit baçavôni.
Kadiu i kishte rá rreth e qark baçes ene kishte naluu përsita ke palltaxhonat.
“Amo ‘ne kto palltaxhônat sa t’kqi qi jon”, tho kadiu.
“Po ti shifi bojën i herë sa t’ zezë e kon! …”, ja kishte prit shpet e shpet baçevoni, me i ardhë m’fjalët kadi effeniut pa u ftof halaa. E kti farsoj robi qi t’vje m’llafet si t’a dushë, si llastik, nji kti i thokan “dallkauk”!
Njikshtu bohet ifadé llafja. T’ketë lezet i çikë, qi t’mos t’i vii ronë ‘ne ati qi ôsht … e dini vetë ju moo… “dallkauk”!