Çerekfinalja e Kupës, sot zhvillohen dy ndeshje
17 mars 2021
| 07:13
Kupa e Kosovës në futboll rikthehet këtë mesjavë me katër ndeshje çerekfinale.
Gara është mjaft e fortë, derisa pjesë e kësaj faze janë pesë ekipe të Superligës dhe tri të Ligës së Parë. Ndeshja më e fortë pritet të jetë ajo në mes të Feronikelit dhe Prishtinës që zhvillohet në “Rexhep Rexhepi”.
Interesante do të jetë edhe përballja në mes të Dukagjinit të Klinës dhe Drenicës nga Skenderaj. Ndërsa nesër (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshje. Istogu pret A&N, ndërsa Trepça ’89 pret Llapin.
Të mërkurën në çerekfinale të Kupës takohen: Feronkeli-Prishtina dhe Dukagjini-Drenica, kurse të enjten takohen: Istogu-A&N dhe Trepça ’89-Llapi.
/Epoka e re/