Çereku i tretë vendimtar në humbjen e Kosovës
Në Prishtinë po vazhdon FIBA Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla. Kosova në ndeshjen e dytë ka pësuar nga Qipro me rezultat 48:57. Periudha e parë ishte e baraspeshuar, ku qiprotet nuk shënuan në pesë minutat e para, por kjo pjesë përfundoi 13:11.
Megjithatë, në periodën e dytë, mysafiret ishin më të mira, për të shkuar në pushim me rezultat 26:37. Qipro vazhdoi me lojë të mirë në çerekun e tretë, ku u bë dallimi më i madh dhe vendimtar, ku kishin epërsi deri në 21 pikë, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 38:59. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë dallim të madh dhe Qipro triumfoi 48:67. Aulona Muhadri kishte 17 pikë e 13 kërcime te Kosova, derisa Enisa Kamerolli shtoi 16 pikë. Kjo ishte humbja e dytë për Kosovën dhe fitorja e dytë për Qipron.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Malta mundi Gjeorgjinë me shifrat 88:68. Edhe Malta u kualifikua në gjysmëfinale. Në ndeshjet e Grupit A, Norvegjia pa problem mundi Andorrën 72:39, kurse Shqipëria fitoi ndaj Armenisë 70:64. Norvegjia dhe Shqipëria u kualifikuan në gjysmëfinale.
Ndeshjet do të vazhdojnë edhe sot, që është dita e fundit e grupeve. Në fundjavë, zhvillohen gjysmëfinalet, finalja dhe për pozitat 5-8.