Çereku i tretë vendimtar, Peja mund Bashkimin
Peja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 61:76 (20:18, 19:20, 7:25, 15:13), në xhiron e 22-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte i barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur shkëputjen e madhe dhe kjo pjesë përfundon 20:18. Periudhën e dytë më mirë e nisën pejanët që arritën epërsi deri në nëntë pikë, 22:31, por prizrenasit rikthehen shpejt për të ngushtuar shifrat minimalisht 32:33, e më pas kaluan në epërsi 39:35, ndërsa pjesa e parë përfundon 39:38.
Perioda e tretë ishte vendimtare në këtë përballje. Vendasit nuk shënojnë për më shumë se pesë minuta, kurse epërsia e verdhezinjve shkoi në dhjetë pikë, 39:49, ndërsa arritën epërsi deri në 17 pikë, 46:73, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit, u zhvillua lojë e barabartë, dhe kjo i mjaftoi Pejës për të triumfuar 61:76.
Te Bashkimi u dalluan John Florveus me 13 pikë e 11 kërcime dhe Valon Bunjaku me 18 pikë, kurse te Peja u dalluan Courtney Fellsme 16 pikë, gjashtë kërcime, gjashtë asistime, Dardan Berisha me 23 pikë dhe Calvin Godfrey me 13 pikë e 11 kërcime.
Bashkimi ka nëntë fitore e 13 humbje, kurse Peja ka 14 fitore e shtatë humbje.