Ceremonia e varrimit të tri viktimave të luftës do bëhet nën përkujdesjen e kryetarit Kastrati

19 mars 2025 | 17:05

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me Këshillin Organizativ për organizimin e ceremonive të varrimit të tre qytetarëve të Malishevës, të cilët janë konsideruar të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Kryetari Kastrati, ka takuar sot familjarët e tyre dhe Hysen Kryeziun, kryetar i Shoqatës për Persona të Zhdukur në Malishevë.

Me këtë rast, kryetari Kastrati i ka njoftuar familjarët dhe përfaqësuesit e shoqatës se ceremonitë e homazheve dhe varrimi do të organizohen nën përkujdesjen e Komunës së Malishevës, përkatësisht të Kryetarit të Komunës, për çka është formuar një Këshill Organizativ.

Ky këshill, në bashkëpunim me Shoqatën e të Pagjeturve dhe familjet e viktimave, së shpejti do të dalë me një njoftim zyrtar për detajet e ceremonive.

Tre viktimat e identifikuara kohët e fundit janë Sabedin Kadri Kryeziu, Vehbi Pajazit Halilaj dhe Mentor Maliq Kryeziu, që ishin zhdukur në masakrën e Krelanit. Pas gjetjes dhe identifikimit të mbetjeve të tyre, do të organizohet varrimi me nderime të merituara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stadiumi i Atletico Madridit, Wanda Metropolitano do të jetë skena…