Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Paris 2024 do të mbahet në lumin Sena

14 dhjetor 2021 | 10:32

Organizatorët e Lojërave Olimpike Paris 2024, kanë bërë të ditur se Lumi Sena (Seine), do të shërbejë si vendi i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike, duke e bërë kështu ceremoninë më të veçantë në historinë e Olimpizmit.

Ekipet olimpike do të udhëtojnë me anije për gjashtë kilometra gjatë spektaklit që do të mbahet më 26 korrik të vitit 2024.

Gjatë një conference për shtyp, presidenti i Paris 2024, Tony Estanguet, theksoi se Bordi i Parisit 2024 dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kanë miratuar lokacionin.

Sipas organizatorëve, parashihet që 10 herë më shumë tifozë do të kenë mundësinë të shohin ngjarjen spektakolare në ambient të hapur, në krahasim me stadiumet olimpike ku janë mbajtur zakonisht ceremonitë e tilla.

Po ashtu, pritet që mijëra tifozë do të mund të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes falas, por që do të funksionojë edhe zona me bileta.

Lojërat Olimpike Paris 2024 mbahen prej 26 korrik – 11 gusht të vitit 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në trevjetorin e themelimit të…