Ceremonia martesore shkatërrohet nga tajfuni (VIDEO)

16 shtator 2018 | 22:20

Ky është momenti i frikshëm kur tajfuni ka goditur një ceremoni martesore në Filipine.
Ngjarja ndodhi vetëm pak çaste pasi çifti tha ‘po’.

Randy Manaois dhe Jennifer shihen në video duke ecur krah për krah njëri tjetrit, ndërsa nusja përgatitet të hedhë buqetën e lulve.

Por buzëqeshjet e tyre ngrinë. Për disa sekonda një zhurmë shurdhuese dëgjohet nga bubullimat dhe shkëputet energjia elektrike duke lënë vendin në errësirë, ndërsa era thyen dritaret. Të ftuarit vrapojnë për të shpëtuar duke bërtitur nga frikë ndërsa tafuni përfshin vendin duke coptuar dritaret dhe shkatërruar kabllot e energjisë.

Por nga incidenti nuk ka pasur të lënduar. Ndërsa dhëndri shprehet: “Jam mirënjohës që të gjithë janë mirë, por më vjen keq për të ftuarit. Nuk e dinim që një tragjedi e tillë do të ndodhte. Bashkëshortja ime është ende në shok.”

 

https://www.youtube.com/watch?v=Fi-fVVtV1IE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në…