Ceremonia përmbyllëse e Olimpiadës ‘Paris 2024’

11 gusht 2024 | 22:14

Pas shumë garave sportive e emocioneve të paharrueshme dhe dy medalje të arritura nga xhudistet tona Distria Krasniqi e Laura Fazliu, sonte zhvillohet ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike në ‘Stade de France’.

Ceremonia e mbylljes së Olimpiadës Paris 2024 sjell performanca të artistëve më të mëdhenj botëror. 

Në stadiumin e Parisit janë mbledhur më shumë se 70 mijë spektatorë për të ndjekur pikat artistike dhe interpretues të ndryshëm në ceremoninë përmbyllëse të Olimpiadës.

Bartësit e flamujve të shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike janë shfaqur në stadium, teksa flamurin e Kosovës e bartin notari Adell Shaboviq dhe atletja, Gresa Bakraçi.

Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ mbyllen pas 16 ditëve të garave përplot emocion dhe 329 ngjarjeve në disiplina të ndryshme sportive.

Olimpiadën e Parisit e kanë shënuar sportistët amerikanë, të cilët kanë fituar gjithsej 126 medalje, prej tyre 40 të arta, 44 të argjendta dhe 42 të bronzta. Pas amerikanëve renditen sportistët nga Kina, të cilët kanë fituar gjithsej 91 medalje, prej tyre 40 të arta, 27 të argjendta dhe 24 të bronzta, derisa Japonia zë vendin e tretë me gjithsej 45 medalje, prej tyre 20 të arta, 12 të argjendta dhe 13 të bronzta.

Ndërkohë, Kosova renditet e 73-ta në renditjen e medalje, me dy medalje të bronzta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, që shfaq…