Çerkini: Si Haradinaj e Limaj edhe krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

02 prill 2023 | 15:25

Udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini, gjatë fjalimit të tij në marshin për drejtësi, ka thënë se Kosova detyrohet të kërkojë drejtësi.

Duke i përmendur me emër secilin, tha se Thaçin e Veselin i njeh si fëmijë.

Çerkini tha se njëjtë si Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, edhe katër krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

“E kishim Ramush Haradinaj si kryeministër, e lëshoi postin e shkoi, po e shoh Fatmir Limajn, të gjithë dolën të paqtë, e me emër të Allahut edhe këta do të dalin të paqë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ideatorët e 'Marshit për Drejtësi', Ismail Tasholli dhe Eliza…