CERN dhe FERMILAB kërkojnë forcën e pestë fundamentale të fizikës, që tashmë është zbuluar nga fizikani Naim Krasniqi (1)

26 prill 2021 | 07:00

Sot unë as që do të ishte dashur të reagojë për përpjekjet e shumë qendrave për hulumtime shkencore që dalin me botime se janë duke e zbuluar grimcën e re apo forcën fundamentale të re, duke e përfshirë edhe CERN – The Europian Organization for Nuclear Research në Evropë dhe FERMILAB – Fermi National Accelerator Laboratory në ShBA. Këto dyja (CERN dhe FERMILAB) sot flasin për atë që tashmë është e zbuluar nga unë, Naim Krasniqi. Krenaria më e madhe për mua do të ishte sikurse dikush tjetër, qoftë individ, grup, universitet apo institut të reagonte para meje, jo për të më përkrahur vetëm mua si një person por për ta përkrahur gjeneratën e tanishme dhe të ardhshme mbi të vërtetën nga e cila do të fitonim i gjithë njerëzimi. Ky reagim i imi ndaj CERN dhe FERMILAB dhe që është në mbrojtje të zbulimit tim, që dikush tjetër po tenton ta kërkojë forcën e pestë fundamentale të fizikës, e cila tashme është zbuluar nga unë dhe kam shkruar për të, do të botohet në disa vazhdime në gazetën e përditshme “Epoka e re”, e cila që në fillim më ka dhënë hapsirën për të prezantuar zbulimin tim shkencor në këtë fushë

Nga: Naim Krasniqi, fizikan

Reagim ndaj qendrave hulumtuese CERN dhe FERMILAB

Një përmbledhje e këtyre shkrimeve vjen në këtë kohë pas informacioneve që vijnë nga Qendra Europiane për hulumtime bërthamore CERN që ndodhet në kufirin mes Francës dhe Zvicrës, si dhe nga qendra kërkimore FERMILAB që ndodhet në shtetin Illion të ShBA-ve, dhe që është një laborator i fizikës së grimcave me energji të lartë, përndryshe energjisë bërthmore.
Bazuar në informacionet zyrtare nga këto qendra hulumtuese shkencore theksohet se pasi të kenë kryer eksperimente në laboratorët e tyre eksperimentalë, janë afër zbulimit të një grimce të re, apo një force të re fundamentale në realitetin atomik si dhe në univers, e cila grimcë apo forcë ndikon në rënien e modelit standard të fizikës së grimcave dhe shkon drejt formimit të një fizike të re.
Kur është fjala te grimca e re kuptohet se ajo formon një fushë, e fusha formon një forcë, e cila forcë sot njihet si forca e pestë fundamentale e fizikës.
Këtë forcë të pestë fundamentale me dekada e kanë kërkuar më parë shkenctarë, duke e përfshirë edhe Anshtajnin i cili kishte punuar në këtë drejtim. Por këtë forcë janë duke e kërkuar edhe tani shumë shkenctarë dhe qendra për hulumtime shkencore anekënd botës, nga fakti se në mungesë të moszbulimit të kësaj force modeli standard i fizikës së grimcave po përballet me paaftësinë e saj për ta shpjeguar përbërjen e energjisë së zezë e cila përbën rreth 95 për qind të universit.
Pasi këtu flitet për rënien e modelit standard të fizikës së grimcave, le ta sqarojmë në pika të shkurtëra se çfarë përmban ky model.

Modeli standard i fizikës së grimcave

Modeli standard i fizikës së grimcave është teoria fizike që i përshkruan grimcat përbërëse të materies si dhe forcat e bashkveprimeve fundamentale.
1) Grimcat e materies sipas modelit standard të fizikës së grimcave.
Sipas fizikës tradicionale materia përbëhet nga 12 grimca elementare të ndara në tri familje apo gjenerata
6 kuarke: (Up/lartë, Down/poshtë, Charm, Top, Strange, Bottom) si dhe
6 Leptone: 3 elektrone (elektron, muon, tauon) si dhe 3 neutrine (Elektronike, mounike dhe taunike).
Shiko figurën 1.

Familja e parë: janë stabile dhe përbëhen nga kuarket (Up/lartë dhe Down/poshtë) si dhe leptonet (Neutrino elektronik dhe elektronet)
Familja e dytë: Nuk janë stabile dhe përbëhen nga kuarket (Charm) dhe Strange) si dhe leptonet (neutrino monike dhe muonet)
Familja e tretë: Nuk janë stabile dhe përbëhet nga kuarket (Top dhe Bottom) si dhe leptonet Neutrino tauike dhe Tau).

2) Forcat e bashkveprimit bazuar në modelin standard të fizikës së grimcave

Universi mbizotërohet nga katër forca themelore që posedojnë intenzitete të ndryshme:
a) Forcat e forta apo interaksioni i fortë nuklear barten përmes gluoneve, janë forca që veprojnë në mes të grimcave që posedojnë kuarke, siç janë protonet dhe neutronet në bërthamën e atomit.
b) Forcat elektromagnetike apo interaksioni elektromagnetik, janë forca më të vogla se forcat e forta nukleare, por më të forta se sa forcat e dobëta dhe forcat gravitacionale. Këto forca barten përmes fotoneve dhe kanë lidhshmëri në mes të elektroneve dhe bërthamës së atomit. Këto forca mund të jenë shtytëse dhe tërheqëse dhe veprojnë në mes të grimcave elektrike pa marrë parasysh a janë në qetësi apo në lëvizje. Dhe si të tilla mund të jenë fenomene elektrike, magnetike, të dritës si dhe reaksione kimike që veprojnë në mes të elektroneve që janë grimca elektrike negative dhe bërthamës së atomit me ngarkesë elektrike pozitive.
c) Forcat e dobëta apo nganjëherë siç quhen forcat e dobëta nukleare, të cilat barten përmes bosoneve W dhe Z. Janë fenomene fizike natyrale gjatë të cilave bërthamat atomike jostabile desintegrohen në mënyrë spontane duke liruar energji në formë të rrezatimeve. Efekti më i njofshëm te forcat e dobëta është radioaktiviteti beta.
Forcat gravitacionale njihen si forcat më të dobëta në krahasim me forcat e tjera të bashkëveprimit.
Siç po shihet modeli standard i fizikës së grimcave përfshinë forcat e forta, forcat elektromagnetike, si dhe forcat dobëta, por nuk i përfshinë forcat gravitacionale edhe pse luajnë një rol dominant në univers, prapë se prapë këto forca nuk janë pjesë e modelit standard të fizikës së grimcave.
Në fakt, hyrja e kësaj force në modelin standard u tregua e vështirë, nga fakti se teoria kuantike e përdorur për të përshkruar botën mikroskopike dhe teoria e përgjithshme e relativitetit, e përdorur për të përshkruar botën makroskopike, nuk mund ta zgjidhin dot këtë problem. Në këtë mënyrë ligjet e fizikës së mikrobotës nuk zgjidhin problemin e makrobotës, por as ligjet e fizikës së makrobotës nuk zgjidhin problemet e fizikës së mikrobotës. (Vijon)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i numërimi i fletave të votimit kanë nisur pothuajse…